Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:35 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në disa vende do të ketë diell. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë jugore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 9 deri 16 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil. Nëpër lugina do të ketë mjegull, kurse temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme