Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:07 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë.

Në disa vende do të ketë vranësira lokale dhe do të fryjë erë e lehtë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 36 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Gjatë fundjavës meteorologët parashohin rritje të vranësirave dhe reshje të mundshme të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme