Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:54 | 26 Dhjetor 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesën veriore dhe lindore të vendit do të ketë kushte për reshje të borës, sidomos në vendet më të larta malore.

Temperatura minimale do të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 2 deri në 11 gradë.

Në tre ditët e ardhshme moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me periudha diellore. Reshje të borës në gjithë vendin, pritet të ketë të shtunën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme