Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:09 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i vranët, i ndryshueshëm dhe i ftohtë, ndërsa do të ketë edhe të reshura të pakta të dëborës, sidomos në perëndim dhe jug të vendit.

Do të fryjë erë e lehtë, kurse në rajonin e Pellagonisë era do të përforcohet në drejtimin jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -9°C e deri më -2°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga -3°C e deri më 3°C.

Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të lëvizë nga -6°C e deri më 1°C./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme