Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:51 | 13 Shkurt 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës, gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri -2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -1 deri 4 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme