Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:06 | 29 Janar 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë borë.

Paradite në disa lugina do të ketë mjegull, ndërsa reshjet e shiut do të jenë më të dendura gjatë natës në pjesën lindore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -7 deri -2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 4 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme