Google ADS

Moti sot në Maqedoni

09:07 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat do të intensifikohen gjatë orëve të natës.

Reshje më intensive do të ketë në pjesët perëndimore të vendit, ku në vende të caktuara do të arrijë në 35 litra shi në metër katror. Reshje të borës do të ketë vetëm në pjesët më të larta malore, ndërsa deri të dielën në mëngjes kufiri i reshjeve të borës do të zbresë në 1500 metra lartësi mbidetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperatura emëngjesit do të lëvizë nga 4 deri më 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës nga 8 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të jetë mot me shi, që do të intensifikohen në orët e mbrëmjes. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 5, ndërsa ajo ditore në 15 gradë Celsius./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme