Moti sot në Maqedoni

08:12 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të mëdha do të ketë në perëndim të vendit, ndërsa në lindje dhe pjesën qendrore do të jenë më të dobëta.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri 7 gradë celcius, ndërsa ajo ditore do të jetë në interval prej 6 deri 16 gradë celcius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë deri 13 gradë celcius./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme