Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:15 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i vrënët, por edhe me periudha të herëpashershme të diellit.

Në perëndim të vendit do të ketë vrënësira dhe të reshura të shiut, e në vendet malore edhe të borës. Do të fryjë erë e lehtë në drejtimin jugperëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër lugina mund të ketë mjegull më të dendur. Temperatura do të lëvizë nga 5°C e deri më 16°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 12°C./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme