Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokalisht rreth 20l/m2), ndërsa deri në fund të ditës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit.
Temperatura do të lëvizë prej katër deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të përforcuar jugore.
Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Të premten do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore. Në ditët e fundjavës si dhe gjatë Natës së Vitit të Ri pritet mot stabil dhe i thatë me erë mesatare./Gazeta Express/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet