Kthjellimet dhe temperaturat e ulëta dominojnë pjesën më të madhe të territorit por orët e para të ditës do të kenë mjegull dhe vranësira kalimtare në zonat Jugore dhe Lindore.
Pjesa e dytë e ditës por edhe orët në vijim deri mëngjesin pasardhës, e mbajnë territorin shqiptar nën pushtetin e motit të kthjellët por të ftohtë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 11 – 12°C.
Era do të fryjë mesatare deri pasdite kur pritet forcim i erës në kanalin e Otrantos duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë. /albeu.com/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet