Google ADS

Moti sot dhe gjatë fundjavës

07:43 | 11 Shkurt 2022
S D

Me diell dhe relativisht i ngrohtë, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Do të fryjë erë e dobët në drejtim të ndryshueshëm, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalja prej 10 deri në 16 gradë celsius.

Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet në -1 kurse maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Ndryshe nga sot, ditëve në vijim pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, i freskët dhe me reshje lokale të shiut në pjesën lindore të vendit, kurse në pjesët malore prten edhe reshje të borës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme