Erë e fortë, e cila përkohësisht do të tejkalohet me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë dhe do të ketë kushte për përhapjen e rërës dhe të pluhurit nga pjesët veriore të Afrikës, paralajmërojnë meteorologët për nesër.
Temperaturat ditore do të jenë në mënyrë të konsiderueshme më të larta, në disa vende do të arrijnë mbi 20 gradë celsius. Nga fundi i ditës edhe të dielën do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe me bubullima.
Më pas në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male reshjet do të jenë prej dëbore. Të dielën dhe të hënën në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme.
Nga e mërkura pritet rënie e konsiderueshme e temperaturave dhe erë mesatare veriore, ndërsa do të ketë reshje të përkohshme të shiut dhe borë, përveç se në pjesët juglindore ku do të ketë kryesisht reshje të shiut./AIM
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje