Moti në Maqedoninë e Veriut

08:10 | 7 Mars 2023
A. B.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugperëndimore dhe lindor me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 15 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe periudha me diell, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme