Pesë makina udhëtarësh, prej të cilave katër në Tetovë dhe një në Gostivar janë dëmtuar si pasojë e motit të ligë që mbrëmë kaploi rajonin e pollogut, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas raporteve që në polici i kanë dorëzuar qytetarët, një makinë është dëmtuar në rrugën “Dimo Gavroski Kara” në Tetovë, pasi nga era e fortë është rrëzuar një dru dhe ka rënë mbi makinë. Dy makina janë dëmtuar në lagjen Shipadi në Tetovë, pasi mbi ta ka rënë pjesë të çatisë së shtëpive dhe një makinë është dëmtuar në rrugën “Lubotenska” pasi era e fortë ka ngritur dhjetëra tulla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Dolla Banjica në Gostivar është dëmtuar makina “Peugeot 206″, nën pronësi të 26-vjeçarit, i cili duke lëvizur, mbi makinën e tij kanë rënë fleta metalike të cilat janë ngritur si pasojë e erës së fortë. Dëmi në këtë rast vlerësohet të jetë rreth 30 mijë denarë”, tha Josifovski.
Mbrëmjen e kaluar disa pjesë në Maqedoni u përfshinë nga moti i ligë, i cili u shoqërua me erë të fortë dhe reshje të shiut.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...