Tre persona humbën jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin këtë javë, njoftuan mediat lokale të shtunën.
Stuhia, shoqëruar me erëra dhe shira të dendur, e cila nisi të premten përfshiu fillimisht Slloveninë, duke vazhduar në Kroaci dhe më pas në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike si dhe dëme të mëdha materiale shkaktuar edhe nga rrëzimi i pemëve, që shkatërruan makina dhe çati.
Të mërkurën, një tjetër stuhi shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në rajon, katër në Kroaci, një në Slloveni dhe një tjetër në Bosnje.
Meteorologët thonë se stuhitë ishin të përmasave kaq të fuqishme, pasi pasuan një varg ditësh jashtëzakonisht të nxehta. Ata shtojnë se kushtet ekstreme të motit ka të ngjarë të nxiten nga ndryshimet klimatike.
Sipas mediave lokale, qyteti i Novi Sadit në Serbi u godit më rëndë.
Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shumë rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe sot.
Në Kroaci, stuhia bëri kërdinë në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa autoritetet po përpiqeshin të kontrollonin dëmet e shkaktuara nga stuhia e së mërkurës.
Disa persona u plagosën në një kamp turistik në gadishullin verior të Istrias, i mbushur me vizitorë të huaj.
Autoritetet sllovene thanë se stuhitë kanë dëmtuar rëndë pyjet duke paralajmëruar për përmbytje të mundshme.
Në pjesë të tjera të Evropës, një valë e vazhdueshme e të nxehtit shkaktoi zjarre dhe autoritetet po paralajmërojnë mbi rreziqet potenciale ndaj shëndetit publik./voa/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...