Moti i keq përfshinë Maqedoninë e Veriut

20:02 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Mot i paqëndrueshëm me erë të fortë, stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm këtë pasdite përfshiu qendrën dhe pjesët në verilindje të vendit. Nga EPHM thonë se vala e paqëndrueshmërisë u përhap në pjesën lindore të vendit, ndërsa paqëndrueshmëria e re u shfaq në Pelagoni dhe u zhvendos nëpër Mariovo në rrjedhën e poshtme të Povardaris.

Për nëntë orë, shiu më i madh ra në Strumicë 40 l/m2, Kriva Pallankë 26, Gjurisht 25, Ohër, Shkup Petrovec dhe Vinica nëntë, Demir Kapija tetë, Manastiri dhe Prilepi gjashtë, Pretori pesë, Pozharan katër, Tetova tre, Shtipi dy.

Deri në fund të ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe erë. Në mbrëmje dhe gjatë natës, në disa zona perëndimore, do të ketë kushte për shi.

Nesër moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe diell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme