Rajoni i Ohrit dhe i Kumanovës ishin më të goditura nga breshëri dhe reshjet e shiut ku u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Përveç kulturave bujqësore, me orë të tëra të paradites së djeshme në Ohër dhe pasdites së djeshme në Kumanovë dëme pati edhe në makina.
Pamjet amatore tregojnë se si rrugët u shndërruan në lumenj. S
ot paradite një ciklon përfshiu edhe lindjen, thonë nga Instituti hidrometeorologjik, kurse pasdite nuk shpëton as pjesa qendrore e vendit përfshirë dhe Shkupin.
Skëterra me bubullima, vetëtima dhe breshër të theksuar janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit, kur vonohet vera dhe ka luhatje të shpeshta të temperaturave, thonë sinoptikët.
“Sot në orët e pasdites sërish moti do të jetë jo stabil, territori ynë është ende nën ndikimin e masës së lagështisë, ka shumë energji të akumuluar në atmosferë, kështu që pritet të shkarkohet sot në mbrëmje. Do të ketë procese intensive të motit të keq, shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe paraqitje lokale të breshërit. Stuhia do ta përfshijë edhe luginën e Shkupit pasdite, ku do të manifestohet me procese më intensive të skëterrës,” tha Juliana Fidanoska, Meteorologe.
Meteorologia Juliana Fidanoska tha se stabilizimi i motit do të bëhet që nesër dhe gjatë gjithë javës së ardhshme do të ketë mot stabil me temperatura të larta, të cilat mesatarisht do jenë rreth 30 gradë.
“Këto procese janë të zakonshme, kjo ngarkesë e madhe e lagështirës në atmosferë ka ardhur nga sipërfaqet e mëdha oqeanike dhe njëkohësisht është akumuluar energjia, pasi që javës së kaluar kishim temperatura shumë të larta të motit dhe si pasojnë vjen deri te këto procese normale të periudhës së verës. Sonte vonë do të ndalojnë, nga nesër gjatë gjithë javës do të kemi mot stabil,” deklaroi Juliana Fidanoska, Meteorologe.
Nga Instituti Meteorologjik iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin daljen e panevojshme në këtë periudhë, pasi që ombrellat dhe xhupat nuk do t’ju hynë në punë.
Për të shmangur rrezikun nga goditja e rrufesë apeli i tyre është që mos të rrinë afër metaleve apo nën pemët e vetëm në hapësira të sheshta.
Shpejtësia e kokrrave të breshërit po ashtu paraqet rrezik për goditje në kokë, andaj në rast se gjendeni para një situate të tillë, mos vazhdoni deri në shtëpi, por strehohuni në objektin sa më të afërt./alsat.mk
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek