Mot i vranët në Maqedoni në ditën e fundit të 2017-s

09:41 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, ndërkaq do të ketë edhe periudha dielli të përkohshme. Pritet që të fryjë erë e lehtë në drejtimin jugor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vranësirat do të rriten në pjesën perëndimore të vendit që në orët e natës do të sjell të reshura shiu, ndërsa në vendet më të larta malore edhe të reshura të borës.

Temperatura do të lëvizë nga 4°C e deri më 12°C./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme