Asociacioni qytetar “Most” do të monitorojë zgjedhjet e nesërme me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, vëzhguesit e “Most” do të mbulojnë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të qendrave të votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga nisma qytetare “Most” thanë se vëzhguesit e tyre ishin statikë dhe do të monitoronin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, Most do të vendosë 100 ekipe celulare, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e votimit ku Most nuk ka vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do të monitorojnë punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe do të monitorohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Përveç votimit të së nesërmes, Most gjithashtu do të vëzhgojë edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave nëpër burgje ose paraburgim.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, qytetarët mund të raportojnë çdo parregullsi ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...