Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit të vendit është imponuar nga jashtë dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme, me përfundimin se kjo çështje duhet të konsiderohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Ajo që ne shohim është një vazhdim i procesit artificial të ndryshimit të emrit të vendit, i cili është imponuar nga jashtë, në mënyrë Shkupi të tërhiqet në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha në një deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e shpall këtë qëndrim pasi kujton se më 11 janar Kuvendi maqedonas votoi ndryshimet kushtetuese për të qenë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, prej së cilave u sanksionua dhe ndryshimi i emrit.
Deklarata gjithashtu tërheq vëmendjen për vazhdimin e protestave në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë, duke gjykuar është një tregues i polarizimit të thellë të shoqërisë.
“Është e qartë se një metodë e tillë e zgjidhjes së çështjeve me rëndësi kombëtare për të ardhmen e vendit nuk pasqyron vullnetin e popullit të saj dhe nuk mund të shërbejë si një instrument për zgjidhje afatgjate të problemit të emrit të vendit”, vijon deklarata, duke theksuar kundërshtimin e ndryshimit të emrit nga një pjesë e opinionit, si dhe nga vetë presidenti Ivanov, e patjetër dhe nga opozita.
Deklarata më pas vë në dukje faktin dhe të efekteve në qeverinë qeverinë greke, duke kujtuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos, për mospranim të marrëveshjes mbi emrin. Sipas Kremlinit, kjo shton rreziqet e situatës e mund të minojë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
Moska vë në dukje se zgjidhja e mirë-balancuar për problemin e emrit të këtij vendi duhet të gjendet “pa presion nga jashtë, me mbështetjen e gjerë të publikut dhe vetëm brenda kuadrit ligjor”.
“Ne mendojmë se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përputhje me nenin 3 të Rezolutës 845 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së“, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse.
Por ka reaguar menjëherë Athina, e cila së fundi ka patur dhe fërkime me Moskën, duke i kujtuar kësaj të fundit se “Kushtetuta greke ka ligje të qarta që rregullojnë çdo ngjarje të mundshme politike të këtij llojoi dhe nuk i nënshtrohet komenteve të palëve të treta”.
“Ky qëndrim nuk kontribuon në marrëdhëniet historike dhe miqësore midis Rusisë dhe Greqisë dhe popujve të tyre”,thuhet më tej në deklaratë.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez