Anëtari i grupit nder resorësh, Tahir Hani thotë se asnjë nga institucionet, faqet e të cilave nuk janë edhe në gjuhën shqipe, nuk duhet të arsyetohet më mungesë të përkthyesve apo me pritjen për kompletimin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas tij, çdo ministri ka fonde të posaçme në buxhet për angazhimin e kuadrit profesional, në këtë rast të përkthyesve. Hani paralajmëron ministritë se nëse nuk fillojnë me përdorimin edhe të gjuhës shqipe, pas 15 qershorit do të sanksionohen nga Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Ka shumë institucione të cilat nuk kanë bërë as hapin fillestar në drejtim të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa ato e kanë për obligim që të zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Me themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të fillojë veprimin e tij konform ligjit për sanksionimin e të gjitha institucioneve”, tha Tahir Hani, anëtar i grupit nder resorësh.
Sipas Hanit, Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të shërbejë si institucion qendror për përkthimin e materialeve të institucioneve. Çdo institucion duhet të themelojë njësi të veçantë, e cila do të merret me realizimin e përkthimeve nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas dhe ku punësimet do të realizohen në bazë të sistematizimit.
“Sistematizimin e vendeve te punës, për çdo institucion pëlqimin e jep Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, theksoi Tahir Hani, anëtar i grupit nder resorësh
Por me këtë nuk janë plotësisht dakord nga Ministria e Administratës. Sipas këtij dikasteri përgjegjës për sistematizimin është grupi nder resorësh dhe Agjencia, të cilat e dinë më se miri se çfarë kuadri u nevojitet. Pasi këto punësime të miratohen nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thjesht bën verifikimin nëse procedura e punësimit është bërë në përputhje me kornizat ligjore. Dy muaj kanë mbetur nga afati 6 mujorë që institucionet kanë në dispozicion që të fillojnë me përdorimin e gjuhës shqipe, përkrah asaj maqedonase. Nga gjithsej 22 ministri në vend, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë aspak ligjin për përdorimin e gjuhëve. Të njëjtat funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze. Të tjerat nuk janë të përditësuara, pavarësisht se ofrojnë mundësi për kalimin e faqeve në gjuhën shqipe apo atë angleze./Alsat/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve