Ministria e Tregtisë në Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik, kanë zbuluar se mortajat e gjetura te një milici kurde në Siri ishin nga një grup armësh të shitura te Komanda e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM.
SOCOM, i cili është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA që luftojnë ISIS-in në Siri, ka mohuar blerjen e predhave edhe pse iu paraqitën deklaratat që mbështesnin këtë. Zbulimi duket se konfirmon se milicitë kurde në Siri po merrnin municione të blera nga SHBA kohë më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, të vendoste në maj të hiqte ndalimin për armatosjen e tyre. Nuk është e qartë se si Njësitë e Mbrojtjes të Popullit Kurd, të njohura si YPG, ia dolën t’i merrnin predhat në vitin 2016.
Ministria e Tregtisë në Serbi tha për mediat se 8,860 predha mortaje të prodhuara në Serbi i ishin dhënë Kamerunit dhe Arabisë Saudite dhe bazës amerikane të SOCOM-it në Kuvajt, një bazë e madhe logjistike për programin e Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë. Ministria nuk pranoi të saktësonte numrin e mortajave për çdo destinacion, por shtoi se dërgesa në Kuvajt u bë nëpërmjet një firme amerikane të paidentifikuar. SOCOM tha në një deklaratë me shkrim se nuk kishte blerë mortaja nga Yugoimport, por nuk iu përgjigj kërkesave për sqarime pasi u përball me të dhëna zyrtare nga Serbia.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...