“Monstra”, dëshmoi polici që arrestoi Abazin

16:34 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”.

U dëgjua dëshmia e policit të propozuar si dëshmitarë i cili tha se nuk i kujtohet Haki Aziri duke mohuar dhunën ndaj tij.

Ai më tej ka shtuar se ndaj të akuzuarit Aziri janë ndërmarrë vetëm veprime ligjore si arrestim dhe njoftim me të drejtat e tij në status të të pandehurit.

Por familjarët akuzojnë për fshehje të provave duke shtuar se tashmë disa herë policët e thirrur në dëshmi deklarojnë se nuk i kujtohet rasti.

Gjykimi vazhdon më 10 shtator.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme