Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në “Rruga drejt…”, sa i përket rastit “Monstra”, tha se BDI-ja ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës, dhe atë gjithnjë duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve.
Sepse sipas tij çdo përzierje në punën e gjyqësorit do të kontribuonte në partizimin e institucioneve të drejtësisë.
“Ju edhe mbar opinioni jeni dëshmitarë se kemi kontestuar besueshmërinë, kredibilitetin e procesit paraprak të zhvilluar për rastin monstra. Një nga pikat për koalicionin në vitin 2017, ka qenë rishikimi i të gjitha rasteve të debatueshme e të kontestueshme, kemi kërkuar rigjykim, rigjykimi ka ndodh, kemi kërkuar lirim të atyre të cilët ishin privuar liria, derisa zhvillohet procesi, e njëjta ka ndodh. Dhe nuk kemi kërkuar asgjë tjetër përpos zbardhjes së të vërtetës, pa predikuar epilogun e një procesi të këtillë gjyqësor. Për arsye se në rast se do të predikonim, në rast se do të insistonim atëherë vërtet do të kontribuonim për peptizimin e institucioneve të drejtësisë. BDI-ja është parti serioze që respekton standardet ndërkombëtare dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Po, rigjykim po, sepse ai proces paraprak nuk kishte kredibilitet, nuk kishte besueshmëri, liri po dhe shqyrtim të të gjitha provave në një proces të rishikuar”, tha Arbër Ademi, BDI.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë