Gjatë ditës së sotme ka pasur protesta në qytete të ndryshme të Serbisë të cilat pasuan nga qytetarët, aktivistët mjedisorë dhe nga organizatat.
Qytetarët po protestojnë kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Beogradit, ku një polic ka tërhequr zvarrë një qytetare nga rruga duke e hedhur mbi trotuar.
I gjithë incidenti kishte ndodhur në rrugën pranë Qendrës Sava.
Në anën tjetër, në qytetin Shabac, një person kishte hyrë në turmë me një ekskavator dhe është përleshur më pas me një nga protestuesit.
Pas këtij ekskavatori qëndronin edhe një grup njerëzish të cilit i kishin sulmuar me shkopinj protestuesit paqësorë./express.mk/
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA