Mogherini: Xhaferi, duhet të veprojë mbi interesat partiake dhe ndëretnike

08:32 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Roli i kryeparlamentarit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini në takimin e djeshëm me kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën nga kabineti i Mogherinit ceket se e përshëndet zgjedhjen e Xhaferit dhe e përsëriti dënimin e ashpër të BE-së për dhunën gjatë javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve, njofton AIM.

Ajo ka cekur se edhe BE-ja pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë edhe formimin e qeverisë së re, si dhe punën e Kuvendit të ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme