Google ADS

Mogherini takon bashkë të gjithë liderët e partive politike në Maqedoni

17:43 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka filluar takimin me të gjithë liderët e partive politike parlamentare.

Në takim pritet të diskutohet situata aktuale politike me theks të veçantë vendimi i presidentit, George Ivanov, për mos dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Në takimin me Mogherinin VMRO-DPMNE-ja përfaqësohet nga Nikolla Gruevski i shoqëruar nga Nikolla Popovski, Nikola Todorov dhe Aleksander Nikollovski. Ndërkohë Zoran Zaev është nën shoqërinë e Radmilla Sheqerinskës, Oliver Spasovskit dhe Damjan Mançevskit. BDI-ja përfaqësohet nga Ali Ahmeti i shoqëruar nga Artan Grubi. BESA me Billal Kasamin të shoqëruar nga Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli dhe PDSH-ja me Menduh Thaçin.

Gjatë ditës Mogherini pritet që të takohet edhe me presidentin George Ivanov (16:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme