Mogherini: Sot Evropa është krenare

13:26 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE-së, tha se nënshkrimi i marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk i bën të dy vendet krenare, por të gjithë Evropën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është një ditë historike për Evropën. Shumë ishin skeptik, por ia arritëm. I falënderoi për udhëheqje të guximshme. Ata i bënë të gjithë evropianët krenar. Kjo hap rrugën që të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor të marrin shembull në një situatë të tillë. Çdo mosmarrëveshje është e zgjidhshme përmes dialogut. Tani pjesa tjetër e punës fillon dhe ne si BE, do të inkurajojmë çdo hap tjetër. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për të dyja vendet, por edhe për Evropën. Ne tashmë kemi rekomanduar negociata që të fillojnë, ndërsa presim që edhe Këshilli Evropian të bëjë një gjë të tillë”. Ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur, tha Mogherini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme