Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, sot në mëngjes nga Luksemburgu ka uruar përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ftoi vendet anëtare të BE-së të sjellin vendim pozitiv për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Sot është një vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe mendoj se duhet të kujtojmë fuqinë e guximit dhe lidershipit dhe hapat e rëndësishëm që janë marrë në Ballkan. Shpresoj se vendet anëtare do të kujtojnë dhe do të japin mirënjohje për këto hapa, sidomos në ditët e ardhshme kur duhet të merret vendim për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Mogherini, para fillimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg, me të cilin kryeson ajo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mogherini do ta fillojë takimin e sotëm me disa fjalë për Marrëveshjen e Prespës dhe do t’ju dërgojë mesazhe të ngjashme edhe ministrave të vendeve anëtare të BE-së.
Ndërsa ministrat nesër do të ulen në formatin “punë të përgjithshme” në Luksemburg, ku në rend dite do të jetë edhe çështja për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...