Mogherini njoftohet zyrtarisht për ndërrimin e emrit të Maqedonisë

19:00 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Fedricha Mogherini përmes një komunikate për media ka thënë se është njoftuar zyrtarisht me ndërrimin e emrit të Maqedonisë, në Maqedoni Veriore.

Mogherini e ka quajtur hap historik marrëveshjen në mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, raporton Insajderi.

“Sot, Bashkimi Evropian është njoftuar zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë Veriore me emrin e saj të ri, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Prespës”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Mogherini është shprehur se “Ne mirëpresim ngrohtësisht këtë hap historik, i cili vendos një shembull pajtimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ne përgëzojmë Republikën Helene dhe Republikën e Maqedonisë Veriore për këtë arritje të madhe, duke kthyer një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët të BE”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme