Në një intervistë për Nova Tv, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini kërkon nga Maqedonia që të ndërtojë një bashkim kombëtar maksimal për në BE.
Sipas saj, qytetarët e Maqedonisë e kanë zgjedhur rrugën e eurointegrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mogherini deklaron se Maqdoninë e dëshirojnë në BE dhe besojnë se ky është interes evropian dhe dëshirojnë që ky proces të jetë i pakthyeshëm i besueshëm, dhe thotë se në muajt e ardhshëm presin hapa konkret të Maqedonisë.
Përfaqësuesja e BE-së shprehet se mbështetin bisedimet për çështjen e emrit, duke shpresuar në përfundim pozitiv, duke përfunduar se kërkojnë nga Qeveria dhe opozita që të ndërtojnë një bashkim maksimal kombëtar për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot