Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka thënë të shtunën në Sarajevë se Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian dhe se paqja e stabiliteti janë me rëndësi të madhe.
Pas takimeve me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe anëtarët e Këshillit të ministrave të këtij vendi, ajo së bashku me kryesuesin e Këshillit të ministrave Denis Zvizdiq i është drejtuar publikut duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina pas vetes ka arritur rezultate të prekshme.
Vizita e Mogherinit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen në kuadër të turneut të saj diplomatik nëpër vendet e rajonit gjatë të cilës ka vizituar edhe Kosovën./Arbresh.info/
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...