Mocioni për rrëzimin e qeverisë, të mërkurën

16:52 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Ligjvënësi pret dokumentin për mocionin e VMRO-DPMNE-së për mosbesimin e Qeverisë ta pranojnë ditën e diel, thonë burime të Alsat M brenda këtij institucioni.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja thotë se do e dorëzojnë kërkesën për mosbesim konform afateve për të dhënë mundësi që të mërkurën të kthehen në Kuvend së bashku me debatin për mosbesimin.

Sipas tyre, e vetmja arsye për interpelancën ndaj Qeverisë është mossuksesi i kësaj të fundit për 10 muaj qeverisje.

“Gjatë 10 muajve qeverisje qytetarët e panë se çfarë është korrupsioni, pa dituria, pa maturia, shkatërrimi dhe mos dhënia llogari për interesat shtetërorë. Pikërisht për këtë VMRO-DPMNE-ja ka sjellë vendim që të dorëzojë kërkesë për votimin e mosbesimit të qeverisë. Pas dorëzimit të kërkesës te Talat Xhaferi, presim që seancë për votimin e mosbesimit të caktohet për të mërkurën e ardhshme” – dekalroi Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Sipas analistit Nikolla Dujovski, interpelanca ndaj punës së Qeverisë është humbje kohe duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE-ja nuk ka numrat e mjaftueshëm për të shkarkuar Qeverinë. Ai shton se VMRO-DPMNE-ja mund të kthej votuesit e saj vetëm me përkrahjen e procesit reformues.

“Ata do të kthehen në Parlament me interpelancën për punën e Qeverisë që është e panevojshme dhe humbje kohe, pra është lëvizje e gabuar politike. Vetëm do të bëjnë disa orë debat por nuk mundë të sigurojnë 61 deputetë që ta shkarkojnë Qeverinë. VMRO-DPMNE-ja dhe të gjitha partitë tjera politike, nëse duan që të fitojnë votues, duhet të kyçen në proceset e reformave. Ata mund t’i kritikojnë ose t’i mbështesin por jo të jenë jashtë këtij procesi” – tha Nikolla Dujovski, Analist.

Debati për mocion të mosbesimit duhet të zgjasë deri në mesnatë, pas çka duhet të votohet të njëjtën ditë kur edhe ka filluar. Për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhen 61 vota deputetësh. VMRO-ja ka 49 mandate deputetësh, nga gjithsej 51 që i siguroi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Dy deputet, Çedomir Sezdovski dhe Amdi Bajram lëshuan grupin e VMRO-DPMNE-së për të përkrahur vendimet e shumicës Parlamentare. Kryeministri Zaev pret që deri më 17 prill, kur edhe do të publikohet raporti i Komisionit Evropian, të votohen thuajse të gjitha ligjet reformuese, për të cilat thonë se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën./alsat m

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme