Mjeku i rrejshëm mashtron një person në Shkup, i merr 12 mijë denarë

21:21 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Mbrëmë një person nga Shkupi rreth orës 13:00 në Klinikën “Nënë Tereza” ka qenë i mashtruar nga një person i panjohur i cili është paraqitur si mjek dhe i ka ofruar ndihmë gruas së tij të sëmur për mjekim të caktuar.

Siç informojnë nga MPB, derisa personi me iniciale B.V (63) nga Shkupi ka pritur me gruan e tij në pjesën për ortopedi, një person i pa njohur i’u është paraqitur si mjek i punësuar dhe ka filluar t’i sqaroj për sëmundjen e gruas së tij, përcjell telegrafi maqedoni.

Personi i ka thënë se mund t’ju ndihmojë për shpejtimin e procedurës për terapi, me çka B.V i ka marrë 12.000 denarë. Pasi i ka marr paratë personi nuk është kthyer më.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme