Shoqata e mjekëve është duke u përgatitur për grevë.
Ata mendojnë që një ditë nga java e ardhshme nuk do të japin reçeta për sëmundjet kronike.
Mjekja Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat në Maqedoni, thotë se kanë pasur takime dhe se shumcia e tyre kanë deklaruar shprehjen e revoltës në këtë mënyrë, me çka askush nuk i zgjidh problemet me të cilat përballen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ideja është që një ditë mos të pranojmë pacient me sëmundje kronike dhe të mos japim terapi kronike. Çdo gjë shqyrtohet me urgjencë dhe do ta përcjellim ashtu si duhet. Në këtë mënyrë, ne duam të shprehim revoltën se tre ministrat të shëndetësisë me radhë kanë qenë të shurdhur ndaj kërkesave tona”, tha ajo duke shtuar se Venko Filipçiç kishte vetëm premtime.
Ajo tha se Shoqata e mjekëve gjithashtu kërkon rritjen e kapitacioneve, respektivisht kapitacionet nga 55 denarë për pacient që marrin tani nga Fondi për sigurim shëndetësor, si dhe për të përcaktuar një paketë shërbimesh që pacientët mund të marrin.
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”