Paga e tanishme bazë e mjekëve specialistë është 44 517 denarë, ndërsa kërkesa e Sindikatës së Pavarur të mjekëve nga Qendra Klinike, është që deri në fund të këtij viti paga të jetë 100 mijë denarë si dhe rritje të dyfishtë për të punësuarit në shëndetësi. Me caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare shkurtohet afati për realizimin e premtimit të kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë. Nga kjo sindikatë kërkojnë që ky premtim të realizohet para formimit të Qeverisë teknike.
“T’i rikujtojmë kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë atë që na e kanë premtuar. 100 mijë denarë pagë për mjekët specialist në Qendrën Klinike, njëkohësisht dyfish të rriten paga e të punësuarve në shëndetësi. Kjo nuk është realizuar deri më tani edhe pse Qeveria mundohet të na bind se ne deri më tani i kemi marrë ato 100 mijë denarë”, tha Gordan Begoviq, kryetar i Sindikatës së pavarur të Qendrës Klinike.
“Ne e filluam rritjen e pagave që vitin e kaluar, vazhdojmë këtë vit, me atë që zgjedhjet janë caktuar për 6 muaj, më herët ndoshta nuk do të kemi mundësi që paga bazë të jetë 100 mijë denarë, por sigurisht do të arrijmë që paga të jetë 100 mijë denarë së bashku me kujdestaritë. Sigurisht se vitin e ardhshëm, deri në fund të vitit, do të sigurohen mjete buxhetore që ajo pagë të arrihet si pagë bazë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Begoviq thotë se në zgjedhjet e paralajmërua si Sindikatë e Qendrës Klinike, do të mbështesin ata që do t’i mbështesin nevojat e tyre pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për LSDM-në, OBRM-PDUKM-në, BDI-në apo cilëndo parti tjetër. Vendimi do të jetë individual, por nuk mundet që të mos respektohet përmbushja eventuale e premtimeve.
“Nëse plotësohet diçka nga ajo që ne kërkojmë, ka një rend që edhe ne publikisht t’i mbështesim. Do të thërras anëtarësinë tonë që ta mbështesim atë parti politike që do të na mundësoj standard më të mirë, që shkalla e largimit të mjekëve nga vendi të jetë më e ulët dhe rritje të pagës edhe të mjekëve edhe të punëtorëve të shëndetësisë”, theksoi kryetari i Sindikatës së pavarur të Qendrës Klinike, Gordan Begoviq.
“Deklarata u plotësua me ndonjë votim, që me të vërtet mendoj se nuk është në rregull, për shkak se vlerësoj se përmbushja e politikave të kësaj Qeverie është proces që tashmë ka filluar, që vijon dhe që na dërgon drejt përmbushjes së premtimeve deri në vitin 2020”, potencoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Nga Sindikata paralajmërojnë se nëse ky premtim nuk realizohet, vijon grevë. Për dy vjet, paga e mjekëve është rritur për 15%./TV21
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...