Google ADS

Mjekët japin detaje për gjendjen shëndetësore të të riut nga Medvegja

21:27 | 29 Tetor 2019
L G

Skënder Fetahu, mjek kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka bërë të ditur gjendjen e 34 vjeçarit Milazim Murati, nga Medvegja që u plagos nga policia.

Sipas tij ai është në kujdes intensiv të mjekëve dhe momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Por Fetahu bën me dije se gjendja e tij mund të ndryshojë.

“Pacineti është sjellur nga Gjilani. Momentalisht është nën kujdesin e doktorëve dhe jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo gjendja e tij duhet të përcillet sepse mundet me ndryshu “- tha Fetahu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme