Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor – departamenti rajonal i Manastirit pas inspektimit të kryer të jashtëzakonshme do të japë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore në Spitalin klinik “Trifun Panovski” në Manastir, përkatësisht ndalimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, nga ana e shtetasve të huaj pa licencë pune të siguruar në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor.
Inspektimin e jashtëzakonshëm, siç raportuan nga ISHSSH, inspektorët e tyre e kryen pasi morën informacionin se në Departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin klinik “Trifun Panovski” në Manastir më 1 janar, u krye operacion cezarian i një gruaje, nga një person që nuk është i punësuar në spital dhe është shtetas i huaj.
Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm, siç theksohet, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor në Manastir arriti në përfundimin se drejtori i institucionit në lidhje me rastin mori masa ligjore, gjegjësisht filluan procedurat disiplinore kundër nëntë punonjësve të Repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, ndërsa dy mjekë u pezulluan deri në përfundimin e procedurave disiplinore.
Nga ISHSH theksojnë se ata do të paraqesin njoftim në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për rastin, me dokumentacionin e bashkangjitur të siguruar gjatë mbikëqyrjes për veprime të mëtejshme.
Informacioni për gjendjen e konstatuar bazuar në inspektimin e regjistrave në fushën e shëndetësisë, dokumentacionin mjekësor për pacientin, deklaratat e dhëna nga drejtori i institucionit, si dhe deklaratat e profesionistëve shëndetësorë të përfshirë në këtë rast dhe masat e marra nga ISHSSH do t’i dorëzohen ministrit të Shëndetësisë, shtojnë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...