Kryetari i partisë politike opozitare “Demokracia e Re”, duke folur para komitet politik të partisë, akuzoi Qeverinë e Greqisë se Maqedonisë ua ka fali gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas dhe pasaportë për në NATO, me çka Greqia e ka humbur armën më të fuqishme diplomatike të viteve të kaluara.
Siç raportojnë nga AIM, Kyriakos Mitsotakis tha se vendi tashmë i përjeton punë e kryera negativa nga marrëveshja e Prespës, për të cilat, në kohë kanë paralajmëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot, secilën ditë, shkupjanët tashmë thirren në identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase që u janë dhuruar. Por, tashmë e kanë edhe pasaportën për në NATO, atë pasaportë të cilët zotërinjtë Tsipras, Kammenos dhe Kotziasi, shpejtuan t’ua japin, duke privuar Greqinë nga arma për negociata më efektive dhe më e rëndësishmja. Arma diplomatike që e shfrytëzuan të gjitha qeveritë reke në tre dekadat e fundit. Vija kombëtare e 27 viteve e cila ishte kurorëzuar nga Constantine Karamanlis në vitin 2008 në Bukuresht dhe ishte lëshuar në afat prej disa javësh”, tha Mitsotakis.
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...