Mitsotakis: S’do jemi pengesë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

21:36 | 27 Maj 2024
E.G

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ri Ballkanit Perëndimor duke u shprehur që në nuk do jemi pengesë për integrimin.

Duke folur në podkastin “The Rest is Politics”,me Alastair Campbell dhe Rory Steëart, tha se është shumë e rëndësishme që të shqyrtohet procesi i zgjerimit,

“Ne jemi përpjekur të punojmë me Maqedoninë e Veriut për t’i ndihmuar ata në udhëtimin e tyre evropian. Por, për t’iu afruar Evropës, duhet respektuar acquis evropiane dhe progres në çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, tha kryeministri, duke përsëritur se ka “çështje reale” me Marrëveshjen e Prespës .

Mitsotakis nuk ka pa komentuar edhe “tensionet” me Maqedoninë e Veriut, sidomos pas deklaratës së presidentes së re se cila gjatë betimit i përdori emrin “Maqedoni”. Kryeministri grek ritheksoi: ““Kam pasur disa çështje reale me Marrëveshjen e Prespës, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar. Por e kam respektuar. Ne u përpoqëm të bashkëpunonim me Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë në udhëtimin e saj evropian. Por, për t’u afruar me Evropën, duhet të respektohet legjislacioni evropian dhe të bëhet përparim në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit. Çfarë do të thotë në praktikë të bëhesh anëtar? Cilat janë ndoshta fazat e ndërmjetme që ne mund të vendosim për këto vende në mënyrë që ata të kuptojnë se ndërsa përparojnë, do të ketë përfitime. Sepse tani duhet të jemi të sinqertë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk besojnë se do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Është një problem i madh”, tha Mitsotakis.

Ndërsa më tej, i ndalur tek integrimi europian vlerësoi rrugëtimin e Malit të Zi, duke thënë se ka përparuar dhe se ka bërë shumë punë dhe për të arsye vendi duhet të shpërblehet.

Alastair Campbell: Më lejoni t’ju pyes për Evropën dhe çështjen e vendeve që duan të anëtarësohen dhe ata ndoshta ju shohin si një pengesë. Dua të them, më erdhi shumë keq për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët duhej të ndryshonin emrin, të kalonin nëpër të gjitha llojet e pengesave dhe ende nuk shohin përparim. Edhe në Shqipëri dhe mendoj se ndonjëherë ata mendojnë se jeni shumë pro-evropian, por deri në njëfarë mase. Pra, cili është vizioni juaj për një Evropë më të gjerë?

Kyriakos Mitsotakis: Nuk do të pajtohem me ju për këtë, sepse ne jemi avokatë dhe mbështetës të mëdhenj të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, është në interesin tonë më të mirë. Kjo është lagjja jonë e afërt, nga e cila jemi vendi i parë që hymë në Bashkimin Evropian, relativisht i pasur në krahasim me Ballkanin Perëndimor. Anëtar i NATO-s, Eurozonës, Zonës Shengen. Prandaj ne duam dhe jemi pro.

 

/rtsh.al/

Të ngjashme