Kryetari i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis duke biseduar në komitetin politik të partisë së tij tha se “Panos Kammenos duhej para disa muaj të ikë nga Qeveria, nëse me të vërtetë dëshironte ta pengojë marrëveshjen e Prespës”.
Mitsotakis drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe ndaj Panos Kammenos pas njoftimit të tij se me siguri do të dalë nga koalicioni për shkak të marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të flasim për bashkëfajësi, sepse Kammenos është bashkëfajtor i Tsiprasit pas Prespës. Nëse nuk pajtohej, duhet që atëherë të ikë. Por, në vend të tij, nga Qeveria iku arkitekti i marrëveshjes së Prespës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Kotzias”, tha Mitsotakis./Telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?