Google ADS

Mitsotakis i dërgon sërish mesazh Shkupit: Nëse këmbëngulni për sfida, rruga evropiane është e mbyllur

22:36 | 21 Maj 2024
E.G

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh Maqedonisë së Veriut, lidhur me çështjen e emrit.

Mitsotakis deklaroi se ‘nëse udhëheqja e re e Shkupit këmbëngul në retorikën provokuese, atëherë rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur’.

“Jam i pakënaqur që fqinjët tanë veriorë kanë zgjedhur në këtë moment të kthehen në kohë dhe të vënë në dyshim emrin e vendit të tyre. Kur u votua marrëveshja e Prespës, ND-ja ishte kundër, por kishte thënë se nuk mund të prishim një marrëveshje ndërkombëtare me ligj dhe nen.

Unë dua të dërgoj një mesazh disa kilometra larg kufijve tanë, në Shkup: nëse ata këmbëngulin në sfidimin e thelbit të marrëveshjes për emrin e vendit, dijeni se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.”, tha kryeministri grek gjatë një tubimi.

Po ashtu ai vuri në dukje gjithashtu se reagimi i Komisionit ndaj deklaratave të papranueshme të Presidentit është bërë me nxitjen e Greqisë. /abcnews.al

Të ngjashme