Cila ishte kërkesa e vazhdueshme e palës maqedonase, më e rëndësishme nga emri? Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas. Ne e dhamë atë pa parim dhe pa marr asgjë në kthim dhe kjo është shumë shqetësuese, sepse lidhet me irredentizmin e Shkupit, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis në intervistë për radion greke “Alfa”.
Kyriakos Mitsotakis edhe njëherë përsërit qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen e Prespës.
“Dua t’i pyes të gjithë bashkëqytetarët, jo vetëm në Maqedoni, si do të ndjeheni kur zotëri Zaevin dhe zotëri Dimitrovin të thonë se “unë jam maqedonas dhe flas gjuhën maqedonase” dhe askush mos përgjigjet. Ne, nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen as tani, as në Kuvendin e ardhshëm, përderisa nuk ratifikohet në Kuvendin e tanishëm”, tha lideri i Demokracisë së Re.
Siç njoftojnë nga AIM, Kyriakos Mitsotakis sqaron se nëse marrëveshja nuk ratifikohet, atëherë nuk ekziston marrëveshje. /Telegrafi/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...