Për LSDM-në deklarata që OBRM-PDUKM e dorëzoi në Kuvend me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit është lëvizje politike e OBRM-PDUKM-së me qëllim të thellimit të përçarjeve në popullin maqedonas dhe shkon në dëm të imazhit dhe veprës së tij. Nga LSDM kërkojnë nga partia OBRM-PDUKM që ta tërheqë Deklaratën dhe, siç thonë ata, nëse vërtet duan ta shohin Maqedoninë e Veriut në BE, të përfshihet në mënyrë konstruktive në proceset që janë me interes kombëtar.
“Goce Dellçev është një nga heronjtë më të rëndësishëm kombëtarë maqedonas, trashëgiminë e të cilit ne e promovojmë fuqishëm. Nga ky pozicion nuk kemi devijuar asnjë centimetër. Lojërat populiste të OBRM-PDUKM-së janë në dëm të karakterit dhe veprës së të madhit Dellçev. Kundër këtij lloji të politikave në frymën më të mirë të vizionit të të madhit maqedonas, filluam të ndërtojmë ura dhe një garë kulturore për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Ky ishte vizioni i tij për të ardhmen dhe kjo është fryma në të cilën do të vazhdojmë. Është turp që OBRM-PDUKM po përpiqet t’ia bëjë këtë heroit maqedonas Goce Dellçev”, tha koordinatori i LSDM-së, Nikolla Mitreski në një konferencë për media në Kuvend.
Sipas LSDM-së, heroi kombëtar i Maqedonisë, Goce Dellçev nuk ka merituar të reduktohet në një deklaratë politike, ndërsa vepra e të madhit dhe kontributi i tij historik në krijimin e shtetit maqedonas nuk meriton një qëndrim të tillë të nënvlerësuar.
“Reliktet e Goce Dellçevit janë në Shkup në kryeqytetin e shtetit të pavarur maqedonas dhe do të mbeten këtu. Goce Dellçev është inkorporuar në himnin kombëtar të Maqedonisë dhe do të qëndrojë atje. Kemi një qytet që mban emrin e tij, shkolla e biblioteka, rrugë dhe monumente të shumta. Puna dhe respekti për të është i madh”, tha Mitreski./Telegrafi/
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...