Misajllovski: Nuk duhet t’i bojkotojmë zgjedhjet

23:00 | 17 Shkurt 2021
A. B.

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski thotë se partia e tij nuk duhet t’i bojkotojë zgjedhjet lokale.

“Nuk duhet të kemi bojkot të zgjedhjeve lokale për shkak se jam i bindur se do të kemi shumë fitore në shumë qytete të Mqedonisë. Jam i bindur në fitoren e OBRM-PDUKM-së. Edhe disponimi është i tillë”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se në Kodin Zgjedhur thuhet se duhet të blihen pajisje të quajtura ‘fingerprint” për këto zgjedhje.

“Në ligj thuhet se Qeveria duhet të blejë këto pajisje dhe atë mënyrë të votohet. Për këtë të një mendimi janë të gjitha partitë politike”, tha Misajllovski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme