Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit, për të cilën thënë se është njëra nga proceset më të detajuara dhe më të mirë menduara të planifikimit strategjik në Kosovë.
“Ne parashohim që ky të jetë udhërrëfyesi kryesor për ne dhe për institucionet ndërkombëtare që duan të investojnë në Kosovë, për t’ua treguar atyre rrugën drejt së cilës duam të shkojmë. Ky proces, jo vetëm që u ka qëndruar ndryshimeve të vazhdueshme politike në vend, por gjatë gjithë kohës ka gëzuar edhe përkrahjen e pakusht të partnerëve tanë ndërkombëtarë” tha Ministrja Haxhiu.
Në prezantimin e saj ka sqaruar se Strategjia për Sundim të Ligjit përmban katër objektiva strategjike siç janë: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë; fuqizimi i drejtësisë penale; fuqizimi i qasjes në drejtësi; dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion, si dhe indikatorët specifik për të matur arritjen e tyre gjatë viteve të ardhshme.
Ministrja shtoi se kjo strategji është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit me ç ‘rast ka falënderuar partnerët kyç me të cilët Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar gjatë gjithë këtij procesi.
Ministrja Haxhiu në këtë mbledhje po ashtu ka paraqitur për shqyrtim dhe aprovim propozim – vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për njohjen e statusit të ish të Dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
“Njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të Dënuarve dhe ish të përndjekurve politik është obligim ligjor. Por po ashtu është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kjo kategori njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet e Serbisë, të ju njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë” ka thënë ministrja, Albulena Haxhiu.
Dy propozimet e paraqitura nga Ministrja e Drejtësisë, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe propozim – vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, janë aprovuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot me 11 gusht 2021./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...