Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë miratuar ndryshim-plotësimet e Ligjit për përmbarim, të cilat i ka përgatitur Ministria e Drejtësisë.
Ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërkaq nga Ministria deklaruan se ndryshimet janë në drejtim të ndërtimt të koncpektit për përmbarim të drejtë dhe mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve. Me ndryshimet, plotësisht hiqet përmbarimi i detyrueshëm për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale, të ardhurat e fëmijëve në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, por edhe të ardhurave për siguri sociale të personave të moshuar, në pajtueshmëri me dispozitat për siguri sociale të personave të moshuar.
“Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është pasqyrë e nevojës reale për ndihmën dhe mbështetjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Grupet e prekura sociale, jo për faj të tyre, nuk kanë mundësi që t’i paguajnë borxhet pa iu rrezikuar ekzistenca – jo vetëm personale – por edhe e familjarëve të tyre”, thonë nga Ministria.
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse