Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit propozoi që Kuvendi i RM-së t’i heqë imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së për shkak të pjesëmarrjes së tyre në dhunën në Kuvend më 27 prill.
Komisioni individualisht u prononcua për secilin prej deputetëve.
Vetëm deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, pati një fjalim të shkurtër para kolegëve, duke vlerësuar se ngjarjet e 27 prillit ishin sulm ndaj demokracisë dhe rendit kushtetues të vendit dhe tentativë për rrezikimin e jetës së deputetëve. Institucionet e sistemit, sipas tij, kanë detyrë ta zbardhin këtë rast për të mos u përsëritur më asnjëherë.
Në seancë të pranishëm ishin deputetët nga shumica qeveritare, ndërsa kolegët e tyre nga opozita nuk u paraqitën në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvend.
Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.
Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisionin për Çështje të Rregulloreve dhe Mandatit dhe Imunitetit, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe dy nga deputetët për të cilët ka informacione se është kërkuar paraburgim, por sipas Rregullores edhe ata duhet të njoftohen për seancën. Vendin e tyre në Komision do ta marrin zëvendësanëtarët e grupit të deputetëve.
Zëvendëskryetari i Komisionit është deputeti Petar Atanasov, ndërsa anëtarë janë Miroslav Jovanoviç, Aleksandar Kiracovski, Sashko Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Veljanoski, Johan Tarçullovski, Kërsto Mukoski dhe Boris Zmejkovski, ndërsa zëvendës janë Goran Misovski, Hari Lokvenec, Sashko Atanasov, Mirsada Emini – Asani, Vladimir Gjorçev, Nevenka Stamenkovska, Nikolla Poposki dhe Zoran Gjorgjievski.
Disa deputetë janë në mesin e 36-të personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij vitit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Tetova Sot
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...