Mirakovska: Në Kuvend nuk është dorëzuar kërkesë për interpretimin e ligjit për PSP-në

16:34 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit legjislativ në Kuvend, Sonja Mirakovska, për televizionin “Nova tv” tha se kërkesa për interpretimin e Ligjit për PSP-në ende nuk është dorëzuar. Kjo duhet të paraqitet deri tek kryetari i Kuvendit, i cili mund të kërkojë edhe mendimin e Qeverisë, ndërsa pastaj të caktohet edhe debat në komision.

Sipas asaj e gjithë kjo procedurë mundë të prolongohet për dy ose tre muaj.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Vera Koco vlerëson se procedurat të cilat i ka ngritur PSP pas qershorit të 2017 do të presin vendimin e Kuvendit i cili duhet të jap interpretim autentik.

Të ngjashme